Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mesazh Ramës nga Berati: Ke marrë peng Bashën, PD do luftojë dhëmb për dhëmb

Berisha mesazh Ramës nga Berati: Ke marrë peng Bashën, PD do

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar opozitën e udhëhequr nga Lulzim Basha, si një opozitë të paaftë duke theksuar se 25 Prilli ka qenë një dramë e madhe për shqiptarët. 

Sipas Berishës, Partia Demokratike do të përgatitet për një betejë dhëmb për dhëmb me Ramën.

"Edi Rama arreston në një vit 38 mijë persona për vjedhje të energjisë elektrike. Sepse me një të rënë të lapsit Rama heq 20 mijë familje nga ndihma ekonomike. E gjitha ndodhi me një opozitë të paaftë për të penguar asnjë nga këto zhvillime. Ndodhën me një opozitë që dështoi në çdo nsimë që ndërmoiri në 8 vite. Me një opoizitë që nuk fitoi dot besimin e shqiptarëve. Me një opozitë që iu tha shqiptarëve do mbroj votën dhe nuk e mbroi. Dramë e madhe ishte 25 viti për shqiptarët. Kreu i opozitës në vend që të dilte në shesh të mbronte votën dhe të mbushte sheshet dhe të thoshte këtë votë se pranoj kurrë, u kthye dhe po merret me karrigen e tij. Na bëri një dëm të jashtëzkonshëm. Duhej të bënim atë që bëmë në 2001 të vendosnim sanksione. Kurse ky u vërsul për të mbrojtur karrigen e tij. Kjo përbën një tradhti ndaj jush. Sali Berisha ka përgjegjësitë e tij dhe unë iu kërkoj ndjesë gjithë Shqëipërisë sepse unë e mbështeta atë publikisht me qëllimin e vetëm që ne të mund të fitonim në zgjedhje, por nuk ka diskutim që në vitin 2017 kur i kërkova të japë dorëheqjen atëherë unë duhet të rikthehesha në betejë me të. Tani ta përgatisimim Partinë Demokratike për një betejë me Edi Ramën. Edi Rama ka marrë peng peng Bashën, i cili harroi çdo interes tuajin. E ka kap një frikë dhe tmerr nga ju," u shpreh Berisha.

Të fundit