Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mesazh Ramës: Pas betejës me bashkinë nesër radhën e ke ti

Berisha mesazh Ramës: Pas betejës me bashkinë nesër

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se pas betejës së nesërme me Bashkinë e Tiranës, radhën do e ketë kryeministri Edi Rama. 

Berisha tha se nesër do të jenë të gjithë para bashkisë për ti rikthyer dinjitetin Tiranës.

Pjesë nga fjala e Berishës 

Së fundi, Edvin Surreli, Edvin Xibraka, po të vjen fundi edhe ty.

Edvin, mos të të qeshi buza se nesër beteja është me bashkinë, por të jap fjalën e nderit, se pas bashkisë, radhën e ke ti.

Ti dhe vetëm ti.

Dhe forcë në botë që të mbron ty nga zemërimi popullor nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Mos harro, populli i zemëruar është populli i fitores.

Është populli i lirisë.

Është populli i dinjitetit.

Është populli i Shqipërisë.

Ndaj dhe nesër në 11, në mbështetje të lëvizjes, aleancës më qëndrestare në historinë e Europës, Aleancës së Teatrit.

Të gjithë para bashkisë, tua kthejmë bashkinë qytetarëve.

T’u rikthejmë dinjitetin atyre.

T’i rikthejmë dinjitetin Tiranës.

Fitore, fitore, o sot o kurrë.

Përpara të gjithë!

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Të fundit