Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ndërpresim çdo lloj negociate me PS

Berisha: Ndërpresim çdo lloj negociate me PS

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se do të ndërpresin çdo lloj negociate me mazhorancën, pas zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

Berisha tha se kishte kandidatura më të mira, siç ishte Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.

“PD ndërpret çdo lloj negociate, çdo lloj diskutimi, debati për çdo lloj personi me palën dhunues. Merr fund, nuk mundet kurrë më. Ai u angazhua në proces, kishim kandidaturën tonë dhe ata që thonë se nuk u fol për Adriana Kalanë dhe Besim Ndregjonin, nuk ka folur për asnjë kandidat më shumë se ata. Kishim shumë kandidatura të tjera shumë të mira. Ne do ti përgjigjemi atij, ndërpresim çdo lloj debati e diskutimi për çdo lloj funksioni e posti me partinë e krimit”, deklaroi Berisha.

Të fundit