All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Berisha: Në 3 muajt e parë mjerimi do të marrë fund në Shqipëri

All - Paragraf - 1

Berisha: Në 3 muajt e parë mjerimi do të marrë fund në

Lideri i opozitës, Sali Berisha, nga takimi madhështor me shqiptarët në Athinë, premtoi se në 3 muajt e parë të qeverisjes së PD-së, do të marrë fund mjerimi në Shqipëri.

All - Paragraf - 3

Berisha: Ndaj miq, thashë dhe njëherë, ju po bëni historinë se kjo dashuri që tregoni ju, në këto takime ndaj vendit tuaj, ky optimizëm, ky entuziazëm është eliksiri i fitores së 11 majit.

Dhe ju garantoj ju, se ajo fitore do të jetë një fitore historike për Shqipërinë e shqiptarët, për çdo shqiptar kudo që ndodhet. Për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë e Greqisë dhe fqinjëve tanë. Po miq.

Ju garantoj se, me programin tonë, në 3 muaj e parë mjerimi do të marrë fund në Shqipëri, nuk do të ketë më varfëri ekstreme. Ju garantoj se, familjarët tuaj nuk do kenë më nevojë të blenë ilaçet dhe kafshatën me paratë tuaja.

Jo mor jo, do i marrin në Shqipëri se, i ka Shqipëria fondet, por po ja marrin hajdutët.

Ne do të kthejmë Shqipërinë në një Shqipëri ku jetohet.

Ne do të kthejmë Shqipërinë në një Shqipëri ku shqiptarët ëndërrat e tyre do ti bëjnë realitet në vendin e tyre.

Të fundit