Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në krah të SPAK-ut. Mbështet kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut dhe denoncon presionet ndaj drejtësisë

Berisha në krah të SPAK-ut. Mbështet kërkesën për

Kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kreu i PD Sali Berisha e ka vlerësuar si kusht për mbrojtjen e interesit publik.

Nga takimi me aleatët në selinë blu, Berisha vlerësoi vendimin Prokurorisë së Posaçme, ndërsa denoncoi çdo formë kërcënimi që ndërmerret ndaj njerëzve të drejtësisë.

“Me këtë rast, unë gjithashtu dua të denoncoj çdo formë kërcënimi punonjësve të zbatimit të ligjit dhe familjarëve të tyre, dhe ta garantoj Edi Ramën, se për çdo akt ndaj tyre, për opozitën shqiptare ai do ketë përgjegjësi personale.

Nuk e di a e keni dëgjuar ju, apo jo, njeriu më i afërt, goja e tij pothuaj, fliste sot për luftë. Luftë thoshte, sepse prokuroria po sulmon gratë e pushtetit. Dhe kjo, sipas tij, do çojë vendin në luftë.

Unë përgëzoj vendimin e prokurorisë për të kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, si kusht për të mbrojtur interesin publik. Dhe tani bëhen 100 manovra që ajo të mos shkojë atje ku e ka vendin. Përkundrazi, flitet për luftë... Se del dhe Linda tjetër, Linda me radhë, etj. Nuk ka pasur kurrë një situatë të tillë si kjo. Kurrë”, deklaroi Berisha të takimin me aleatët.

Kujtojmë se Këshilli i Mandateve ka nisur mbledhjen. I pranishëm është kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, i shoqëruar nga dy prokurorët e posaçëm të çështjes “Balluku”.

Vetë zv.kryeministrija e pandehur është përfaqësuar nga avokatët, pasi ka zgjedhur të qëndrojë në Kryeministri.

Të fundit