All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Berisha në krye të PD, Mustafaj: I hapi rrugë zgjedhjes së strukturave tjera. Bashkimi i PD jo në Grupin Parlamentar

All - Paragraf - 1

Berisha në krye të PD, Mustafaj: I hapi rrugë zgjedhjes së

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD.

All - Paragraf - 3

I ftuar në ABC, Mustafaj tha se gara e mbajtur një ditë në parë i hap rrugën zgjedhjes së strukturave të reja të partisë.

Sipas tij, procesi i bashkimit bëhet në bazë, jo në Grupin Parlamentar.

Procesi i bashkimit bëhet në bazë, jo në Grupin Parlamentar. Zgjedhja e kryetarit ka rëndësi të madhe se i çel rrugën zgjedhjes së strukturave të tjera. Pra të gjithë demokratët duhet ta mendojnë si proces, që kush ka mbetur rrugën e ka të hapur.

Nëse do t’i jepet të drejtë grupit të Alibeajt do të jetë si grupi që ishte pas daljes nga parlamenti, një grup individësh që kanë siglën, interlokutorë të Ramës, do të marrin vendime që i përshtaten atij në shumë raste. Dhe, kjo do të vijojë deri në zgjedhjet e reja.”, tha ai.

Sipas Mustafajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale, grupi i Alibeajt nuk do të hyjë në zgjedhje pasi janë pa anëtarësi, pa asnjë strukturë në bazë.

 

Të fundit