Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në mbledhjen e Kryesisë: Makineria e vjedhjes dhe plaçkitjes nga regjimi Rama, e papërmbajtur

Berisha në mbledhjen e Kryesisë: Makineria e vjedhjes dhe

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike në selinë blu.

Kreu i PD-së Sali Berisha tha në fjalën e tij se e gjithë Shqipëria po zien nga pakënaqësia dhe urrejtja ndaj regjimit ndaj qeverisë Rama. Berisha u shpreh se çdo ditë dhe më e papërmbajtshme po bëhet makineria e vjedhjes dhe plaçkitjes nga regjimi i Ramës.

“Jemi mbledhur për miratimin e grupeve të punës që do të drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin apo veprimin politikë të Partisë Demokratike, miratimin e departamenteve që ngrihen pranë Partisë Demokratike sipas përcaktimeve statutore dhe të disa sekretarëve politikë të disa degëve që nuk kanë përfunduar akomaNe mblidhemi sot pas një vere shumë të nxehtë, e cila vazhdon me temperaturat e larta të saj, në shpirtin dhe mendjen e qytetarëve shqiptarë. Sot, Shqipëria po zien, Tirana po vlon. Pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë e më e papërmbajtur, gjithnjë e më e madhe. Kjo është plotësisht e ligjshme, sepse çdo ditë e më e papërmbajtur bëhet makineria e vjedhjes dhe e plaçkitjes nga regjimi me në krye Edi Ramën i qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha ne fjalën e tij.

Sot në mbledhjen e Kryesisë do të caktohen edhe grupet e punës që do të shpërndahen nëpër zona për të organizuar strukturat e partisë, si edhe do të miratohen departamentet pranë PD-së sipas sektorëve përkatës.

Të fundit