Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në primare të mirëpritur të gjithë inelektualët dhe personalitetet

Berisha: Në primare të mirëpritur të gjithë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ftoi të gjitha figurat intelektualë dhe personalitete të bashkohen në primaret e partisë.

Berisha tha përmes primareve do t’i jepet fund kryetarokracisë.

“Nuk ka asgjë më të rëndësishme. Ftoj çdo demokrat, pavarësisht nga mendimet e ndryshme që ka, por të mos harrojë investimin e tij në PD. Ky investim nderohet nga çdo demokrat, duke nisur nga kryetari i partisë. Ne kaluam një periudhë që asnjë forcë politike nuk e kaloi. Një njeri që kalonte nga humbja në humbje dhe në fund sipas raporteve na kishte marr dhe para ruse. Kryetari i një partie e cila në 30 vite ka sakrifikuar, nuk është tërhequr kurrë për të mbrojtur interesin kombëtar në radhë të parë nga rusët, serbët etj. Imagjinoni ju po të ishte sot ai kryetari juaj, se ku do të shkonim ne dhe ç’të ardhme do të kishim. Kemi primaret, janë të mirëpritur intelektualët, personalitete me reputacion, por primaret janë i vetmi kusht sepse është pluraliteti në parti. Është fundi i kryetarokracisë”, tha Berisha.

Të fundit