Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, masat ndëshkuese për qeverinë po rriten

Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për punimet në samitin e PPE-së, temat që u diskutuan, duke përfshirë edhe situatën politike në Shqipëri.

Berisha deklaroi se në fokus të diskutimeve ka qenë lufta Iran-Izrael dhe kriza që po shkakton me naftën, si edhe konkurrueshmëria në BE.

“Së pari, çështjeve të energjisë dhe krizës së krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme, goditjet që Irani u ka bërë të gjitha instalimeve të naftës dhe gazit në vendet e Gjirit Persik. U përqendrua në problemin madhor të Ukrainës dhe u shpreh mbështetje e plotë, solidaritet i plotë me Ukrainën, mirënjohje ndaj saj për qëndresën ndaj agresionit rus. Çështje tjetër që u diskutua në këtë samit ishte konkurrueshmëria në hapësirën e BE. Samiti i PPE ka për qëllim bashkërendimin e qeverive të qendrës së djathtë në kuadrin e samitit evropian që mbahet pas tij”, deklaroi Berisha.

I pyetur se si i kanë pritur përfaqësuesit ndërkombëtare në PPE raportimet mbi situatën në Shqipëri, kryedmemokrati tha se paraqitit një gjendje dramatike e shkaktuar nga autokracia e Edi Ramës.

“Zhvillimet në Shqipëri janë zhvillime dramatike të cilat në çdo aspekt e nxjerrin Shqipërinë jashtë hapësirës evropiane. Pra, Shqipëria me këto zhvillime spostohet diku nga Maghrebi ose më thellë në hapësira të tjera. Besoj se ishte edhe një rast për të shprehur falënderimin për misionin faktmbledhës që solli PPE në Shqipëri, por edhe Parlamenti Evropian.

Në këtë aspekt mendoj se është bërë një punë shumë e madhe eficente për të bërë prezent realitetin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Evropë, regjimit të Edi Ramës, i cili tani pas shndërrimit të zgjedhjeve në një farsë elektorale, dhe e pranuar kjo universalisht. Ju besoj se e dëgjuat se dje, një nga institucionet më prestigjioze në botë të vlerësimit të standardeve të demokracisë, Videm, e klasifikoi Shqipërinë autokraci elektorale. Autokraci elektorale do të thotë diktaturë autoritare. Pra, në këtë kuadër, Shqipëria e Edi Ramës është bërë famëzezë”, deklaroi Berisha.

Të fundit