Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në selinë e PD ka vrasës dhe rrëmbyes me emër dhe mbiemër, disa prej tyre kanë qenë edhe më parë

Berisha: Në selinë e PD ka vrasës dhe rrëmbyes me emër

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron se brenda selisë së PD ka njerëz të armatosur, vrasës dhe pengmarrës.

I ftuar në Syri tv, Berisha thotë se nesër ai dhe mbështetësit e tij shkojnë paqësisht në seli pavarësisht se është në dijeni të pranisë së personave të tillë.

“Ne shkojmë paqësisht. Nëse dikush përdor dhunë është punë e tij. Ne jemi lëvizje paqësore. Në selinë e PD ka vrasës me emër dhe mbiemër, ka pengmarrës, ka fundamentalistë. Janë të sigurta.

Ne shkojmë paqësisht por nëse përdorin dhunën është vendimi fatal , shumë i gabuar”, tha Berisha.

I pyetur se nga i njeh këta persona, Berisha tha se “ka prej tyre që kanë qenë dhe që nuk kanë qenë më parë mbështetës të PD”.

 

Të fundit