Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në Shkodër për masakrën e 2 prillit: Të gatshëm për çdo sakrificë që të rikthejmë votën e lirë

Berisha në Shkodër për masakrën e 2 prillit: Të

Ish kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për Dëshmorët e Demokracisë së 2 Prillit në Shkodër.

Në fjalën që mbajti, Berisha beri thirrje për bashkimin e qytetareve dhe demokratëve, pasi sipas tij vota e lirë është e konfiskuar nga sistemi kriminal i patronazhistëve dhe qeveria.

“Sot pas 31 vitesh të martirizimit të tyre, vota e lirë është tërësisht e konfiskuar nga sistemi kriminal i patronazhistëve, nga tregu kriminal i blerjes dhe shitjes së votës, nga bandat e qeverisë.

Martirët e 2 prillit sot më shumë se kurrë kanë një apel për të rinjtë shqiptarë, të vijojnë betejën e tyre për votën e lirë. Sot shqiptarët nuk përballen me një diktaturë staliniste por me një qeveri e cila sic faktohet cdo ditë përbën një organizatë të vërtetë kriminale.
Një qeveri e cila njëlloj si cdo organizate tjetër kriminale vjedh e plackit qytetarët, votë, liritë, pasuritë e tyre.

Kjo përbën një kushtrim një apel për çdo demokrat e demokrate, për cdo qytetar të bashkojmë forcat për të çliruar Shqipërinë te frymëzuar nga Shkodra, nga kjo klikë që nuk ka asgjë të përbashkët me idealet e lirisë për të cilat u sakrifikuan martirët e Shkodrës.

Ndaj le të zotohemi ne para kujtimit, veprës së Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës, se do bëjmë gjithcka, se jemi të gatshëm për çdo sakrificë të rikthejmë votën e lirë shqiptarëve, për të cilën këta të rinj flijuan jetën dhe rininë e tyre”, u shpreh Berisha.

Berisha vendosi kurora me lule në memorialin e 4 protestuesve që u vranë. Të pranishëm në këtë përkujtim ishin edhe deputetë të PD-së si dhe kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Bardh Spahia.

 

 

Të fundit