Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në zyrën e Bashës pas votimit për kryetar të PD, Kadilli tregon prapaskenat: Nuk kanë qenë vetëm

Berisha në zyrën e Bashës pas votimit për kryetar të

Fatbardh Kadilli, i cili kandidoi për kreun e Partisë Demokratike ka zbardhur prapaskenat nga takimi i një dite më parë mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD, Lulzim Basha në zyrën e këtij të fundit në selinë blu.

Takimi mes tyre erdhi pasi Berisha votoi për zgjedhjen e kreut të ri të PD, ku Basha arriti të marrë 81% të votave të anëtarësisë, duke siguruar kështu mandatin e tretë në krye të kësaj partie.

 Lidhur me këtë takim, menjëherë pas votimit, Kadilli në një intervistë në Vizion Plus, e quajti një “gabim të qëllimtë”.

“Nëse nuk kanë qenë vetëm, nuk ka asgjë për të thënë. Nëse kanë qenë vetëm për vetëm, është një vendim i pakujdesshëm, por Berisha nuk bën gabime të tilla; është një gabim i qëllimtë. Por unë kam dëgjuar edhe variantin tjetër, që ata kanë qenë nën shoqërinë e njerëzve të tjerë”, tha Kadilli.

Të fundit