Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nëse gjykata regjistron edhe statutin e 18 Dhjetorit, do ishte zhbërje e pluralizmit

Berisha: Nëse gjykata regjistron edhe statutin e 18 Dhjetorit, do ishte

Ish-Kryeministri Sali Berisha, komentoi procesin e regjistrimit të statutit në gjykatë.

I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Berisha tha se me vendimin e para pak ditëve të Gjykatës të Tiranës që regjistroi statutin e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, nuk është e mundur që gjykata të njohë edhe statutin e Kuvendit të 18 Dhjetorit. Për ish-Kryeministrin, nëse një gjykata do të bënte një veprim të tillë, do të ishte zhbërje e pluralizmi politik.

"Sipas ligjit shqiptar, çdo parti dhe shoqatë është e detyruar të regjistrojë statutin në gjykatë. Dhe është e detyruar gjykata brenda 30 ditësh t’i kthejë përgjigje, nuk ka të bëjë këtu me asnjë lloj procesi tjetër. Gjykata shikon statutin nëse përputhet ose jo me Kushtetutën. Ky është i tërë procesi. Nuk ka asnjë proces tjetër këtu. Gjykata e shtyu sepse pala tjetër kërkoi dorëheqjen e gjyqtarit etj. Pra këtu nuk kemi të bëjmë me asnjë proces tjetër, përveçse me regjistrimin të thjeshtë në gjykatë si të çdo shoqate dhe force politike", tha ai. 

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse gjykata do të regjistronte edhe statutin e dalë nga Kuvendi i 18 Dhjetorit, që u thirr nga ish-kreu i PD Lulzim Basha, Berisha tha: “S’mund të ndodhë kjo, nuk e regjistron dot”.

“Sigurisht që nuk mund të njihet. Sigurisht që unë njoh statutin që kam dërguar dhe që ka njohur gjykata dhe ai është statuti i PD. Nëse gjykata merr përsipër të zhbëjë pluralizmin politik në Shqipëri, ai është një vendim antihistorik me të cilin sigurisht do të përballet me pasojat, ai që organizon këtë”, tha Berisha.

Të fundit