Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nesër çdo qytetar duhet të bashkohet me deputetët e opozitës para parlamentit

Berisha: Nesër çdo qytetar duhet të bashkohet me deputetët

Kreu i demokratëve Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve t'i bashkohen nesër protestës së opozitës para Parlamentit.

Berisha iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se Parlamenti nuk është as i trafikantëve dhe i hajdutëve, por i qytetarëve.

Berisha: Nesër protestohet para parlamentit si në asnjë tjetër parlament në botë. 23 deputetë tuaj nuk hynë dot në sallën e parlamentit sepse i kanë përjashtuar Rama dhe Linda e tij sikur ta kishin parlamentin pronë private dhe jo tempull i demokracisë së qytetarëve. Ndaj dhe nesër çdo qytetare, qytetarë, duhet të lejë çdo gjë, të bashkohet me deputetët e opozitës para parlamentit. Parlamenti është i qytetarëve, nuk është i trafikantëve. Parlamenti është i qytetarëve, nuk është i krimineleve. Parlamenti është i qytetarëve, nuk është i hajdutëve dhe vjedhësve.

Të fundit