Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Durrësi: Asnjë votë për logon e konfiskuar të Bashës, nuk fitohet me të

Berisha nga Durrësi: Asnjë votë për logon e konfiskuar

Ish-lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte pasditen e sotme në Hamallaj, ku prezantoi kandidatin për Bashkinë e Durrësit, Ardian Mukën. Ai hodhi akuza se kandidati i Lulzim Bashës është i përfshirë në “aferën” e Portit të Durrësit.

Sipas Berishës, Basha nuk mund të votohet sepse ka pësuar vetëm humbje në karrierën politike. Ish-lideri iu tha demokratëve të mos i japin asnjë votë logos së konfiskuar nga Basha.

“Përveç përfaqësuesit të Ramës garon dhe përfaqësuesi i Bravës dhe ai është Luan Monopoli. Luan Monopoli pasurohet me monopolin e paligjshëm që i ka firmosur Rama. Rama ka zgjedhur këtë demokrat për t’i dhënë shërbimet portuale nga Saranda në Shëngjin.

Në shtator pret të rinovojë kontratën për monopolin dhe imagjinojeni sesa do të mbrojë interesat tuaja. Asnjë votë për logon e konfiskuar të PD që Rama me policë ia dha Lulzim Bravës. Çfarë lideri është Lulzim Brava?

Këdo të pyesësh të thotë është lider i dobët. Nuk fitohet me të. Njëherë thotë janë zgjedhje të rëndësishme njëherë thotë nuk janë. A mundet të votohet një njeri që kalon nga humbja në humbje”, tha Berisha.

 

Të fundit