Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Durrësi: Diplomatë të korruptuar u vërsulën për të shkatërruar PD-në, por sot jemi më të fortë se kurrë

Berisha nga Durrësi: Diplomatë të korruptuar u vërsulën

Kreu i PD, Sali Berisha thotë se partia sot është më e fortë se kurrë, ndonëse sipas tij ka patur diplomatë që korruptuar që janë vërsulur ta shkatërruar.

Nga Durrësi, ku u mbajt ceremonia e 32 vjetorit të themelimit të PD-së, Berisha tha se kjo partia është e para kundër të cilës korrupsioni ndërkombëtar përdoret për ta shtypur atë.

Kjo është përpjekje për të asgjësuar PD-në, por beteja me idealet është një betejë donkishoteske.

U përpoqën me çdo gjë që ta asgjësonin. Sot jemi më të fortë se kurrë. Më të fuqishëm se kurrë, më të sigurt se kurrë në fitoren tonë.

Kaluam një vit të pashembullt për një forcë politike. Nuk kishim para, nuk kishim pushtet. Nuk dispononim asgjë përveç idealeve tona.

Ne jemi e para parti kundër të cilës korrupsioni ndërkombëtar përdoret për ta shtypur atë. Diplomatë të korruptuar, u vërsulën për të shkatërruar PD-në. Ja ku jemi, më krenarë se kurrë”, tha Berisha.

Të fundit