Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Korça: Rama ka ditët e numëruara, jep dorëheqjen

Berisha nga Korça: Rama ka ditët e numëruara, jep

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar gjuhën ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një fjalimi të mbajtur në Korçë, ku e cilësoi qeverisjen aktuale si të kapur nga krimi dhe bëri thirrje të drejtpërdrejtë për dorëheqjen e kryeministrit.

Berisha deklaroi se Rama dhe ajo që e quajti “Rilindja” janë politikisht të mbaruar, duke pretenduar se vendi po përballet me varfërim, largim masiv të qytetarëve dhe shkatërrim të vlerave themelore shoqërore.

Berisha: Ndaj dhe demokratë dhe demokrate të Korçës, qytetarë dhe qytetare të Korçës, ju ftoj në emër të dinjitetit tonë njerëzor, të dashurisë sonë për këtë vend, për këtë komb që po rrokulliset si asnjëherë në historinë e tij, që po ecën drejt shuarjes me këto përmasa largimi nga vendi, për këtë komb që varfërohet, në një kohë kur Shqipëria është nga vendet më të begata, më përrallore me pasuritë e saj.

Këtu, nga Korça, i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe është kapital. Dënimi yt politik është pa kthim dhe kapital. Jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen, se nuk ka forcë në botë që të mban më në pushtet.

Të fundit