Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Korça: Sirenat e alarmit bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë dhe lidhjet me d*ogën

Berisha nga Korça: Sirenat e alarmit bien nga Uashingtoni për

Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi foltoren e radhës në qytetin e Korçës, aty ku u prit me entuziazëm nga qytetarët.

Berisha deklaroi se SHBA-të kanë lëshuar alarmin për korrupsionin e qeverisë, lidhjet me drogën dhe krimin.

“Ku jemi? Nga forca politike më e izoluar në histori, forca politike më e mbështetur në histori. Kauzat që mbrojtëm ne në izolim, në përpjekje të paimagjinueshme për ta, për ta copëtuar, u sanksionuan në shtatë rezoluta nga të gjitha forcat politike si motra të planetit.

Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta. U sanksionua se ky vend, se Edi Rama përdori institucionet për të shtypur pluralizmin, për të arrestuar kundërshtarët politikë. Këto rezoluta, të gjitha forcave politike ndërkombëtare, sanksionojnë se Edi Rama ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e veta si një diktator.

Këto rezoluta, në mirënjohje ndaj nesh, sanksionojnë dhe pa u zhvilluar zgjedhjet e fundit, se Shqipëria s'do ketë zgjedhje por farsë elektorale.

Këto rezoluta sanksionuan se Shqipëria është një narko-shtet ku ligjin e bën krimi dhe droga.

Dhe së fundi, jo vetëm rrezik për shqiptarët, por rrezik për Europën. Dhe së fundi, i dëgjoni ju tani sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës dhe lidhjet e saj me drogën dhe krimin”, tha Berisha.

Të fundit