Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Përmeti: Do nisim protesta të mëdha në të gjithë vendin

Berisha nga Përmeti: Do nisim protesta të mëdha në të

Pas takimit të Foltores në Tepelenë, Sali Berisha është ndalur në Përmet, ku po ju flet demokratëve përmetar dhe nga aty ka bërë thirrje për bashkim.

Berisha foli për korrupsionin dhe tha se për këtë do të nisin një valë protestash "për të shpëtuar Shqipërinë nga një regjim i bazuar në krimin, vjedhjen e qytetarëve, varfërimin e tyre, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria."

"S’ka mision më të madh se sa ky mision përmbushet para së gjithash duke u bashkuar, duke bashkuar cdo kontribut, duke qëndruar të pamposhtur si opozitë e vërtetë, duke hapur partinë drejt prurjeve të reja. Në këtë mënyrë ne do mbjellim shpresën e cila është jetike për shqiptarët sot. Do mbjellim besimin tek qytetarët shqiptarë, demokratë, ne i arrijmë qëllimet nëse njohim përgjegjësitë tona. Arrijmë qëllimet tona duke njohur gabimet tona. Unë i pari kam kërkuar ndjesë e i kam njohur ato në mënyrë të përsëritur,"- tha Berisha në Përmet.

Të fundit