Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga selia blu: Rama i mbylli dosjen e pastrimit të parave Bashës, nuk e çoi në Gjykatën e Lartë

Berisha nga selia blu: Rama i mbylli dosjen e pastrimit të parave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se pse Lulzim Basha nuk e dorëzoi në Gjykatën e Lartë dosjen, me të cilën ka probleme edhe me drejtësinë belge, që është çështja ‘Toyota Yaris’.

Në konferencën për medie të mbajtur nga selia blu, Berisha deklaroi se kryeministri Rama ka mbyllur çështjen e pastrimit të parave për të cilën akuzohej Basha.

“Unë e kuptoj që Basha ka probleme të mëdha me drejtësinë, probleme të jashtëzakonshme jo vetëm me shqiptaren por dhe me belgët, po derisa të provohej fajësia në gjykatë, neni universal i prezumimit të pafajësisë vlen edhe për deputetin Basha. Tani që është shndërruar në një pre e SPAK-ut se e morët vesh që nuk e dërgoi dosjen në Gjykatën e Lartë, i akuzuar për larje parash, e mbylli Agaçi dhe nuk shkoi në gjykatën e lartë me urdhër të Edi Ramës. Të mos ndodhte ky revolucion, do bënte çmos që SPAK-un ta anëtarësonte në parti, gjysma këtej çerekun andej”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit