Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ngre dyshimet për ‘12 orët e mistershme’ të Bllakos: E kthyen me helikopter nga Greqia

Berisha ngre dyshimet për ‘12 orët e mistershme’ të

Ish kryeministri Sali Berisha ka ngritur dyshimet se ish deputeti Alqi Bllako, tashmë i arrestuar, se ditën kur u dha urdhër arresti ishte larguar në Greqi.

Sipas Berishës në A2 CNN, Bllako u kalua në Qaftë Botë nga një njeri i afërt i di Ramës, por më pas u kthye me helikopter nga shteti fqinj, megjithatë sipas Berishës kjo nuk është ende e faktuar. 

Nuk mund ta fsheh se atë natë që u tha se u arratis Alqi Bllako me erdhën shumë kërkesa që të mbushnim sheshet të nesërmen. Ne po e ndiqnim situatën. Dikush thotë se e kthyen me helikopter nga Greqia, nuk e di por mbeti e vërtetë kjo.

Thonë që ai kaloi në Qaftë Botë me një Ergys, njeri i afërt i Edi Ramës dhe thuhet se njeriu i fundit që ka takuar në vilën 30 apo 31 ka qenë vetë Edi Rama, çka këtë unë nuk e di se duhet të kem fakte.

Por një gjë është e sigurt se Policia e Shtetit mashtroi opinionin publik duke deklaruar se Alqi Bllako mbrëmë ka qenë në Polici, në një kohë kur ai ishte kthyer, ishte vetëdorëzuar në polici në orën 2 e 10 minuta sipas burimeve dhe prokuroria për këtë reagoi zyrtarisht.  Nëse ai nuk do gjendje do shpërthenin protestat”, u shpreh Berisha.

Të fundit