Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha njofton se ka dorëzuar padi për shpifje kundër Antony Blinken: Dërgo provat kundër meje dhe familjes sime

Berisha njofton se ka dorëzuar padi për shpifje kundër Antony
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se avokati i tij ka depozituar padi në gjykatën e Parisit kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ai bëri me dije se padia është dorëzuar javën e kaluar.

Berisha i ka bërë thirrje Blinken që të tregojë provat që ka ndaj tij dhe familjes së tij. Ish-kryeministri kërkoi që Blinken në emër të transparencës të dërgojë dokumentin që çoi në marrjen e vendimit "non grata" në SHBA për të dhe familjen e tij.

Berisha u shpreh se padia është për shpifje, duke theksuar se ajo është e dënueshme. Gjithashtu shtoi se ka besim te gjykata e Parisit.

“Së pari, ju falënderoj që jeni të pranishëm në këtë konferencë, që e kam thirrur për t’ju njoftuar se avokati im, ka dorëzuar padinë time për shpifje në gjykatën Koreksionale të Parisit.

Siç ju kam njoftuar më parë se pas vendimit të sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për të më shpallur non-grata mua, bashkëshorten dhe dy fëmijët, bazuar tek hakmarrja e Edi Ramës, dhe mikut të tij George Soros, autorizova avokatin që të ngrejë padinë për shpifje.

Javën që kaloi avokati dorëzoi këtë padi pranë kësaj gjykate dhe ju do të merrni dëshminë e dorëzimit. Kjo padi në gjykatë për shpifje bazohet ne precedentë të mëparshëm të ngjashme e në parimin universal që për shpifjen s’ka imunitet se ajo nuk hyn në funksionet zyrtare e imunuteti si rrjedhojë s’mund të përdoret si mburojë, e shpifja në internet dënohet ku del lajmi, pra ku ndodh dëmi.

Gjithçka varet nga interpretimi i gjykatësit që do të gjykojë çështjen. I bëj thirrje sekretari të SHBA-ve që në emër të transparencës të dërgojë dokumentin dhe provën që ai apo çdo kush tjetër në botë disponon kundër Sali Berishës”, tha Berisha.

Të fundit