Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ‘non grata’, Agron Shehaj: Goditje e fortë për të gjithë, por nuk jap opinion

Berisha ‘non grata’, Agron Shehaj: Goditje e fortë për

Agron Shehaj, kandidat për kryetar të PD ka refuzuar sërish të japë një qëndrim të tij pasi DASH shpalli ish kryeministrin dhe ish liderin e demokratëve, Sali Berisha ‘non grata’.

I ftuar në Zonë e lirë, Shehaj e ka cilësuar ngjarjen një goditje të rëndë për të gjithë, por nuk ka preferuar të japë një opinion konkret.

Nuk ka demokrat që është gëzuar. është goditje e rëndë për të gjithë. Unë kam mendimin tim, por nuk dua të jap një opinion.

Unë kam hyrë në politikë në 2017 dhe atëherë Berisha nuk ishte njeri i thjeshtë dhe nuk kam qenë pjesë e qeverisë.

Nuk mendoj se është e rëndësishme të jap opinion. Jam kandidat për kryetar të PD, kam një ide çfarë mund të bëj për të fituar kundër kryeministrit Rama dhe këtu do doja të përqendrohesha në këto çështje”, tha Shehaj.

 

 

 

Të fundit