Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nxjerr videon: E qartë si drita e diellit, Kuvendi i 11 dhjetorit është thirrur sipas statutit

Berisha nxjerr videon: E qartë si drita e diellit, Kuvendi i 11 dhjetorit

Gjashtë ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD, ish-kryeministri Sali Berisha ka falenderuar delegatët që kanë bërë publik emrin e tyre, si nënshkrues të formularëve për thirrjen e tij.

Berisha thotë se janë mbi 2100 delegatë që kanë pranuar t'i publikohet emri, ndërsa thotë se është e qartë që Kuvendi i 11 dhjetorit është legjitim. Ai ka ftuar demokratët të bashkohen më 11 dhjetor. Shumë degë të PD kanë publikuar emrat e anëtarëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit.

Demokratët që janë pozicionuar krah Berishës thonë se kanë siguruar 4200 firma. Publikimi i qindra emrave erdhi pas dyshimeve për ekzistencën e firmave nga PD-ja zyrtare.

"Mirenjohje te thelle per mbi 2100 delegatet firmetare qe, deri tani kane publikuar emrat e tyre, duke bere te qarte si drita e diellit se, Kuvendi i 11 Dhjetorit, perkunder mashtrimeve te peng-kryetarit, eshte thirrur dhe legjitimuar sipas statutit nga vullneti i mijera delegateve demokrate!"- shkruan Berisha.

Të fundit