All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron: Baxhanaku, thjeshtra dhe vëllai i Ramës do të përgjigjen para ligjit një ditë

All - Paragraf - 1

Berisha paralajmëron: Baxhanaku, thjeshtra dhe vëllai i Ramës do

Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi se kryeministri Rama, thjeshtra e tij dhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit do të përgjigjen një ditë para ligjit.

All - Paragraf - 3

Nga bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha tha se Amant Josifi, ortaku i Olsi Ramës qëndron pas vjedhjes së 2.2 miliardë eurove të qytetarëve përmes kompanive Call Center. Berisha garantoi se të gjithë do të përgjigjen para ligjit.

"Vetëm tenderat e baxhanakut të Edi Ramës, një Fangu, janë me dhjetëra, në mos qindra deri më tani. Pas Fangut, Olsi Rama, i vëllai i kryeministrit, ortaku i Amant Josifit, qëndron mburoja e vjedhjes 2.2 miliard eurove të qyetarëve europianë. Për dijeni, Amanti e ka mamanë drejtoreshë për shërbimit civil dhe nuk guxon ta prekë kush se ka mbështetjen e ortak-Olsit.
Olsi është njeriu që mori përsipër të zhvillojë Spitallën me një kompani kineze, që doli të ishte kompani që merrej me menaxhimin e azileve.

Nuk mbetet mbrapa thjeshtra. Unë e di se zonja Rama tërbohet dhe humbet kontrollin dhe kap prokurorët si guvernatorja se pse nuk arrestojnë Sali Berishën. Problemi i thjeshtrës është se vrapon pas tenderave në mënyrë të paligjshme. Nuk ka pse shtrin duart familja Rama. Asnjë pjesëtar i familjes nuk mund të marrë pjesë në prokurime, direkt apo indirekt. Asnjë prej tyre nuk mund të përfitojë nga koncesionet. Megjithatë, këta do përgjigjen para ligjit një ditë", tha Berisha.

Të fundit