Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron: Do padisim Ramën për mashtrim publik

Berisha paralajmëron: Do padisim Ramën për mashtrim publik

Kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi një padi ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se Rama do të paditet për mashtrim publik, duke marrë shkas nga deklaratat e tij të bëra një ditë më parë, kur iu referua Komisionit të Venecias dhe GJEDNJ për rastin ‘Balluku’.

“PD do të bëjë një padi për mashtrim publik ndaj Edi Ramës. Ai do paditet që nesër për mashtrim publik para qytetarëve për këto që thotë. Nuk ka asnjë dokument të Venecias, që pezullimi i ministrit është shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve”, tha Berisha.

Të fundit