Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron: Do të kemi demonstrata dhe greva

Berisha paralajmëron: Do të kemi demonstrata dhe greva

Kryetari i PD, Sali Berisha e ka cilësuar protestën e sotme fillimin e një procesi që do të shpëtojë Shqipërinë, demokracinë dhe familjen.

Për “Top Story”, Berisha tregoi se protesta inauguron fillimin e përpjekjes më të fuqishme për largimin e Edi Ramës.

Kryedemokrati paralajmëroi se mund të ketë demonstrate dhe greva.

“Sot në inauguruam fillimin e një procesi me të cilin ne do të shpëtojmë demokracinë, familjen dhe Shqipërinë. Jo nuk ishte pjesë e projektit qëndrimi në shesh. Protesta se kur do të jetë do të përcaktohet. Ne jemi në një kthesë përfundimtare që shënon një etapë të re, lëvizje të fuqishme që opozita ka një mision.

Protesta shënon, inauguron, fillimin e përpjekjes më të fuqishme për largimin e Edi Ramës, nuk ndalën më. Do të jenë të tilla, do të jenë me demonstrata, greva, të të gjitha llojeve. Ky ishte inaugurim i misionit tonë. Ky mision do të përcaktohet nga vlerësimi i situates”, tha Berisha për ‘Top Story’.

Të fundit