Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron: Protestat tona do të diversifikohen me greva urie

Berisha paralajmëron: Protestat tona do të diversifikohen me greva

Kreu i demokratëve Sali Berisha, në takimin e zhvilluar me aleatët, paralajmëroi përshkallëzim të protestave në grevë urie.

Berisha deklaroi se opozita do të përdorë të gjitha format deri në përmbushjen e misionit.

“Një qeveri, e cila përgatit zgjedhjet e lira, është kushti i të gjitha kushteve për ne. Është thirrur data 22. Protestat tona do të diversifikohen me greva, me greva urie, me të gjitha format, në qoftë se ne përmbushim misionin tonë. Dhe ne jemi të vendosur ta përmbushim.

Të gjithë ne duhet të kemi të qartë se me këtë regjim është jetike protesta e qëndrueshme, revolta e qëndrueshme. Ato janë format që rrëzojnë narkodiktaturat dhe diktaturat. Angazhimi sa më shumë i të rinjve në këtë betejë, të cilën opozita do të fitojë, shqiptarët do e fitojnë”, deklaroi Berisha.

Të fundit