Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron seri protestash: Herën tjetër do jetë e organizuar

Berisha paralajmëron seri protestash: Herën tjetër do jetë e

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një seri protestash të tjera në ditët në vijim.

Pas mbylljes së protestës së organizuar kundër nismës ‘Ballkani i Hapur’, Berisha tha se protesta e radhës do të jenë më të organizuara.

"Nuk do ndërpresim protestën derisa regjimi i kleptokracisë të vendoset para ligjit dhe ne si shqiptarë të votojmë të lirë për veten dhe vendin tonë.

Ne jemi mijëra qytetarë të lirë, u mblodhëm me një thirrje të shpejtë. Në dy muaj arritëm të rimëkëmbim monumentin madhështor të pluralizmit që e mori peng Edi Rama.

Ky uragan nuk ndalet më, paralajmëroj Ramën: mos guxo ti dalësh para, mos mendo se me pakicë mund të shtypësh shumicën, se mjerimi të pret. Nuk ka forcë në botë që na ndalon në rrugën tonë.

Kjo është protesta e parë. Ju ftoj të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundme të protestave tjera derisa të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti, të rikthejmë votën e shpresën e të ardhmen", tha Berisha. 

I pyetur nga gazetarët, se si do të organizohen protatst e radhës, Berisha tha se do të ketë program. 

“Një opozitë më të fortë që ka parë vendi që nga 94’. Në rast se Shqipëria është në këtë mënyrë, përgjegjësi ka edhe udhëheqja e shkuar e opozitës.

Dhe e cila në asnjë rrethanë nuk dha shembull dhe nuk priu për shpresën dhe besimin tek shqiptarët. Ju e patë, kjo kohë merr fund. Një protestë e thirrur në 48 orë. Herë tjetër do ketë program. Për të gjitha lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin”, tha Berisha.  

Të fundit