Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pas mbledhjes së PD: Alibeaj pushon së qeni kryetar grupi. Padia pa asnjë bazë

Berisha pas mbledhjes së PD: Alibeaj pushon së qeni kryetar grupi.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, i cili për katër orë u shoqërua me debate dhe replika mes deputetëve.

Berisha theksoi se Enkelejd Alibeaj, me padinë që i bëri Partisë Demokratike për vendimin e 25 marsit, pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar.

Ai tha se padia e Alibeajt nuk ka asnjë vlerë, pasi kjo do të thotë mos njohësh një proces që njihet tashmë nga të gjithë shqiptarët.

"Me vendimin për të paditur Partinë Demokratike, për mua ai pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar. 

Veprimi është i gabuar, padia nuk ka bazë, është të mos pranosh një proces që sot nuk e kundërshton asnjë shqiptar.

Nuk ka asnjë bazë. Do të thotë të frenosh një proces që s'ka dyshim asnjë shqiptar", u shpreh Berisha. 

 

Të fundit