Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pas mbylljes së seancës: Rama s’pranon dot që të hetohet e bija

Berisha pas mbylljes së seancës: Rama s’pranon dot që

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur jashtë sallës së Kuvendit se  kryeministri Edi Rama nuk pranon ngritjen e Komisioneve Parlamentare pasi nuk mund të pranojë që vajza e tij, Rea, të hetohet.

Ai tha se vajza e bashkëshortes së kryeminsitrit , fiton tender pas tenderi.

“Kur shkelet Kushtetuta, nuk ka parlament.
Që një parlament të funksionojë, duhet të zbatohen rregullat kushtetuese.
Ashtu mund të funksionojë kryesia e PS, ashtu mund të funksionojë mafia e shpellave, e bodrumeve, por parlamenti funksionon mbi bazën e pluralitetit, mbi bazën e respektit të të drejtave themelore kushtetuese.
Kushtetuta ka sanksionuar të drejta për deputetët. Ato të drejta nuk i ka sanksionuar për personin, por për popullin opozitar, që përfaqësohen nga opozita.
Kjo tregon se parlamenti funksionon njëlloj si në diktaturë, si në Korenë e Veriut dhe jashtë çdo lloj standardi.
Rivendosja e të drejtave kushtetuese dhe lejimi i krijimeve komisione hetimore parlamentare...
Po nuk mund të pranojë Edi Rama dhe Linda Rama hetimin e Reas, sjelljen e vajzës që duket engjëll, por si shushunjë pi gjakun e shqiptarëve me tenderat që fiton me pushtetin e thjeshtrit.
A mund të ndodhë kjo?
A mund të ndodhë që fëmija e kryeministrit të kalojë nga tenderi në tender? Kur Kushtetuta e ndalon, kur Kushtetuta i heq mandatin kryeministrit nëse familja e tij fiton nga fondet apo burimet të qeverisjes qendrore dhe lokale.
Këtu po bëjmë për çdo qytetar, përveç lakejve dhe lëpirësve të Edi Ramës dhe qeverisë.”
, tha Berisha.

Berisha ka theksuar se mazhoranca vazhdoi kolapsin dhe asgjësimin e pluralizmit.

“Përsëri kanë tmerr nga të drejtat kushtetuese të opozitës. Përsëri mbrojnë pasuritë e vjedhura. Përsëri mbrojnë Edi Ramën. Vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit në Parlament. Ne e konsiderojmë mbështetjen tuaj vendimtare për largimin e narko-diktaturës nga Shqipëria. Kam besim të plotë se kjo betejë do të fitohet dhe se Edi Rama vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Beteja jonë e ka bërë atë njeriun e pa shpresë”, theksoi ai.

 

 

Të fundit