Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PD ka në plan të gjitha format e mosbindjes civile, gjenerata Z t’ i japë fund kësaj diktature

Berisha: PD ka në plan të gjitha format e mosbindjes civile, gjenerata

Kreu i PD, Sali Berisha garantoi se Partia Demokratike ka në plan të gjitha format e mosbindjes civile, përfshirë protesta të vazhdueshme dhe veprime më të forta politike, por gjithmonë paqësore.

Sali Berisha: Natyrisht PD kërkon nga qytetarët, fton qytetarët të bëjmë gjithçka për fitoren e kësaj beteje.
Por kjo kërkon para së gjithash qartësi. Kërkon që çdo qytetar të kuptojë se kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike, në të cilën të gjitha pushtetet janë të përqendruara në një dorë, në të cilën institucionet përdoren për të shtypur pluralizmin, e cila paguan qindra milionë euro për të mashtruar shqiptarët dhe botën, e cila ushtron formën më të rëndë të censurës dhe manipulimit mediatik të opinionit publik vjedh dhe plaçkit çdo ditë miliona e miliona, kërkon që çdo shqiptar ta dijë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe të gjithë ata që besojnë se mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën bëjnë sharlatanin për të bërë retushin e figurës së Edi Ramës, për ta paraqitur atë si një njeri që bën zgjedhje, por ai nuk bën zgjedhje.
Zërat po u shuhen gjithnjë e më shumë, megjithatë ka përsëri papagaj në media që guxojnë dhe flasin për zgjedhje, në një kohë kur këtu kemi të bëjmë vetëm me farsë.
Kur ne si demokratë, si opozitarë t’i kemi të qarta këtu, atëherë kemi të qartë se kemi vetëm një rrugë dhe kjo rrugë është protesta gjer në përmbysjen e tyre.
Është qëndresa, rezistenca në format e mosbindjes civile.

Pra në një farë aspekti, këto protesta mbrojnë dhe mbrojtën dinjitetin e kombit shqiptar dhe qytetarëve të ndershëm shqiptarë.
Por kjo kërkon i dashur student një gjë, që rinia të dalë në krye të këtyre protestave. Siç doli në Bangladesh, në Nepal, në Sri Lanka. Është koha, ose fatin që meritojnë diktaturat autokratike, duhet ta firmosë gjenerata Z, duhet ta firmosin studentët dhe rinia.

Të fundit