Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Pensionistë kanë pëlqyer programin e PD dhe paketën e dhembshurisë

Berisha: Pensionistë kanë pëlqyer programin e PD dhe paketën

Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka deklaruar gjatë një konference për mediat se pensionistët kanë mbështetur programin e Partisë Demokratike.

Ai theksoi se pensionistët nuk kërkojnë asgjë më shumë se shpërblimin që meritojnë, ashtu siç ndodh në vende si Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Berisha akuzoi administratën e Ramës për mos-pagimin e sigurimeve shoqërore dhe ndarjen e vetëm 16 milionë eurove për pensionistët nga 8 miliardë euro.

FJALA E BERISHËS:

Çfarë më rezulton nga kjo? Mua më rezulton se pensionistët e kanë pëlqyer programin e PD-së dhe pensionistët janë kundër, refuzojnë qëndrimin cinik të Edi Ramës ndaj tyre, mashtrimet e tij për humnerën, por edhe bonuset, dhurata me pikatore.

Pensionistët nuk duan gjë tjetër veç se shpërblimin që meritojnë, siç janë pensionistët në Kosovë, Maqedoni e Mal të zi. Një pensionist në Shqipëri  merrte më shumë se një pensionist në Bullgari e Rumani, që ishin anëtare të BE-së. Sot është rrokullisur.

Sot janë të fundit. Pse, sepse administrata nuk paguan sigurimet shoqërore.

Sepse Edi Rama në mënyrën më të paimagjinueshme ndan 16 milionë euro nga 8 miliardë, për pensionistët.

Sigurisht që pensionistë kanë pëlqyer realisht paketën e dhembshurisë.

Të fundit