Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për arrestimin e Alqi Bllakos: Firmën e ka vendosur Rama, Agaçi, Ahmetaj dhe Veliaj

Berisha për arrestimin e Alqi Bllakos: Firmën e ka vendosur Rama,

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar arrestimin e ish deputetit socialist, Alqi Bllako, i akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Nga Shkodra, Berisha hodhi poshtë pretendimet e krerëve të qeverisë se përgjegjësitë në këtë aferë korruptive janë individuale.

Sipas tij, firmën për arrestimin e Bllakos e ka vendosur Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj.  

“Kanë arrestuar Alqi Bllakon, në një kohë kur firmën e ka vendosur Edi Rama, e ka vendosur Ëngjëll Agaçi, e ka vendosur Arben Ahmetaj, e ka vendosur Erion Veliaj, e kanë vendosur ministrat.

E tani duan të thonë se është individuale. Jo! Kanë dalë në dritën e diellit siç janë organizatë kriminale, plotësojnë të gjitha kriteret ligjore për të qenë të tillë. Ne nuk kemi pasur dyshim fare, por kjo aferë i nxori siç janë dhe ju siguroj se kjo është vetëm njëra nga aferat e tyre.

Ajo që po bëjnë me energjinë atë, është jashtë çdo imagjinate, jashtë çdo imagjinate! Janë lëshuar mbi pasuritë publike sikur të ishte pronë e tyre. Bëjnë marrëveshje mafioze me njeri-tjetrin”, u shpreh Berisha nga Shkodra.

 

Të fundit