Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për mediat greke: Rama është narkodiktator

Berisha për mediat greke: Rama është narkodiktator

Lideri i opozitës, Sali Berisha, dha një intervistë për edicionin qendror të lajmeve të ANT1.

Berisha theksoi se, nëse fiton zgjedhjet, do të synojë përmirësimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke.

“Në Shqipëri, zgjedhjet janë një farsë. Shqipëria është një narkoshtet, ku narkodiktatori (Edi Rama) mobilizon të gjithë vendin në procesin zgjedhor. Ai përdor para për të blerë vota. Përdor mafian, kartelët më të rrezikshëm mafiozë për të kërcënuar njerëzit,” theksoi Berisha.

Berisha theksoi se tre liderë të opozitës u burgosën nga Rama, duke iu referuar edhe rastit Beleri.

“Shqipëria ka tre liderë të opozitës në burg. Fredi Beleri është rasti më tipik ku Edi Rama përdori policinë dhe gjyqtarët e kontrolluar për të arritur qëllimet e tij. Rama kontrollon të gjitha televizionet dhe tani po mbyll TikTok-un sepse të rinjtë e kritikojnë atë. Bashkëpunëtorët e tij janë regjistruar duke pasur lidhje me kartelët e Meksikës, me kartelin Sinaloa,” shtoi më tej.

Sa i përket çështjes Beleri, ai tha: “Ajo që bëri në Himarë ishte një provokacion i madh. E bëri për interesat e tij personale. Sepse Beleri nuk donte t’i jepte Ramës kanionin e zonës, të cilin nëna e Ramës dhe kushërinjtë e tij e kanë marrë. Ajo që keni parë është përpjekja e Ramës për të grabitur një nga kanionet më të njohura. Pra, Rama ka vetëm interesa mafioze,” përfundoi ai.

Të fundit