Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për protestën e 12 marsit para Kuvendit: Shqipëria vjen këtu për të kërkuar dorëheqjen e Ramës

Berisha për protestën e 12 marsit para Kuvendit:  Shqipëria vjen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestë më 12 mars para Kuvendit, duke theksuar se qëllimi i saj është kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për gazetarët para Parlamentit, Berisha u shpreh se qytetarët do të mblidhen për të kërkuar largimin e Ramës nga detyra.

“Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Protesta është për dorëheqjen e Edi Ramës. Shqiptarët mblidhen më 12 mars për të kërkuar dorëheqjen e tij dhe çdo protestë do të ketë vetëm një motiv: largimin e Ramës”, deklaroi Berisha.

I pyetur nëse protesta do të zhvillohet paradite apo pasdite, ai tha se ora ende nuk është caktuar, por ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës.

“Ora do të caktohet. Por ftoj të gjithë shqiptarët të vazhdojmë betejën tonë sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe diktatorëve. Por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë”, tha ai.

Gjatë deklaratës për mediat, Berisha komentoi edhe çështjen e votimit për shkarkimin e Elisa Spiropali, duke mohuar se ka votuar kundër saj.

“Absolutisht nuk e kam votuar fare, është një mashtrim i paskrupullt. Ne nuk kemi votuar fare”, u shpreh ai.

Sipas Berishës, as ai dhe as Jozefina Topalli nuk kanë marrë pjesë në votim, ndërsa pretendoi se ajo që ndodhi ishte një “mekanizëm i Niko Peleshi”.

Në fund të deklaratës së tij, ai shtoi se brenda shumicës qeverisëse nuk ka mbrojtje për njëri-tjetrin, duke përmendur edhe emra të tjerë të qeverisë si Belinda Balluku dhe Taulant Balla.

Të fundit