Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Përgjigjia e UNDP për Linda Ramën ishte e papërgjegjshme, do i dërgohet medieve botërore

Berisha: Përgjigjia e UNDP për Linda Ramën ishte e

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot në selinë blu. Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë mbledhjes.

Berisha është shprehur se një grup deputetësh të cilët iu drejtuan me letër UNDP-së, ku kërkuan që Linda Rama të mos përgatisë raportet e qeverisë, morën një përgjigje të papërgjegjshme.

Berisha: Një grup deputetësh me të drejtë i drejtuan letër bordit të UNDP, ku i kërkuan që zonja Rama të mos bëjë raportet e qeverisë Rama.

Ishte përtej çdo pritshmërie përgjigjja e papërgjegjshme që erdhi. Ishte legjitimim ndërkombëtar i korrupsionit.

Në qoftë se për këtë organizatë nuk ekziston konflikti i interesit, për këtë organizatë nuk ekziston korrupsioni.

Por nuk janë këto parimet mbi të cilat bazohet një institucion ndërkombëtar.

Mora këtë shembull...

Ju them unë ju, kam informacione shumë të sakta se asnjë raport nga ky institucion nuk shkon pa u miratuar nga qeveria.

Nuk është vetëm një McGonigal. E ka Sergei Esenin: Sa mace ka kjo botë, vargut të tyre fundin nuk ia gjen dot. Po, e vërteta.

Kështu që të thotë diplomatja se e kemi zgjedhur me kritere, po kujt i thua moj zonjë. Nuk mund t’ia kalojnë shqiptarëve në këtë mënyrë gjërat. Ndaj dhe ajo letër dhe ajo përgjigje do shpërndahet në të gjitha mediat e botës. Përndryshe bëhet e pashpresë lufta kundër korrupsionit këtu.

Në qoftë se Linda Rama çon raportet ndërkombëtare për performancën e Edi Ramës, në vend që t’u thonë faleminderit zotërinj deputetë për letrën që dërguat, marrin në mbrojtje shkelmimin e parimit universal të konfliktit të interesit.

Nuk ka akt më të papranueshëm. Por e thamë atë, McGonigali nuk është i vetëm.

 

Të fundit