Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha prezanton kandidatin e koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Miftar Dautin për Hasin

Berisha  prezanton kandidatin e koalicionit ”Bashkë

Kryedemokrati Sali Berisha, ka shkuar sot në qytetin e Has ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit ”Bashkë Fitojm”, Miftar Dautin.

"Të dashur miq, unë vij sot këtu për të paraqitur para jush, para hasjanëve dhe hasjanëve në Has dhe kudo që janë, kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Miftar Dautin, kandidatin e fitores, qytetarin e parë të Hasit, me krenari të veccantë, me bindjen më të thellë se në 32 vite kjo paraqitje është më dinjitozja sepse Miftar Dauti paraqitet sot para jush, si kandidati i vullnetit tuaj, i besimit tuaj dhe me këtë akt, me primaret ne u ndamë në mënyrë përfundimtare nga një formë e vjetër përfaqësimi. Ne rivendosëm formën më të drejtë të zgjedhjes dhe përfaqësimit, formën e vullnetit të lirë të qytetarëve, anëtarëve e simpatizantëve të PD.Kudo që shkojmë, ne paraqesim kandidatët e lirisë, Miftari, Admiri dhe Besniku në Tropojë, kandidatet dhe kandidatët tanë janë nuset dhe dhëndurrët e lirisë. Ne rivendosëm normat e lirisë brenda partisë tonë, ne do i rikthejmë te shqiptarët se ne besojmë se vetëm njeriu i lirë është i aftë, është i zoti të transformojë, ndryshojë, zhvillojë, të ecë përpara të ndërtojë të ardhme, ndaj dhe ne mbetemi të vendosur në linjën tonë.Unë gjithashtu kam bindjen se me Miftar Dautin, ju zgjidhni dhe votoni njërin prej bijve tuaj që mishëron virtytet tuaja më të arrira, ndershmërinë tuaj ekzemplare, atdhetarinë tuaj më të flaktë, shpirtin tuaj punëtor. Jam i bindur se Miftar Dauti, besimin tuaj, votën tuaj do ta kthejë në shërbime ndaj jush, në projekte për zhvillimin e Krumës dhe të gjithë Hasit. Do ta kthejë në një vizion të qartë në mënyrë që të bëjë Hasin dhe Krumë, qytete dhe vende të mira për të jetuar, për të ndërtuar të ardhmen, ju dhe fëmijët tuaj.", ka thënë Berisha.

Takimi po zhvillohet në sallën e Pallatit të Kulturës së qytetit, por salla ka qenë shumë e vogël për qindra e mijëra mbështësit.

Për këtë arsye më shumë se gjysma e tyre e kanë ndjekur takimin nga jashtë salle në një ekran të madh të vendosur në hyrje të ndërtesës.

Berisha  prezanton kandidatin e koalicionit ”Bashkë

Të fundit