Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Divjakë: Kush doli nga primaret do jenë shërbëtorët tuaj

Berisha prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Divjakë, Aurel Malko.

Në fjalën që mbajti, Berisha tha se të gjithë kandidatët e primareve, janë dhe do jenë shërbëtorë e qytetarëve.

“Ju garantoj se Aureli dhe të gjithë kandidatët e primareve, janë dhe do jenë shërbëtorë tuaj. Janë dhe do të jenë menaxherë, drejtues me transparencën më të madhe të kësaj bashkie dhe çdo bashkie. Se ata në standardet më transparente do të përdorin çdo qindarkë të taksave tuaja apo burimeve tjera, për të ju mbështetur ju, fermat tuaja, biznesin tuaj, ndryshimin, infrastrukturën, pra për një zhvillim të pandërprerë të komunitetit dhe bashkisë.

Divjaka është një bashki me specifikat e veta. Ndofta nuk ka një vend tjetër në Shqipëri dhe Europë që të ketë njerëz më punëtorë se ju, ua them unë. Por nuk ka një vend tjetër në Shqipëri dhe Europë që të gërshetojë në një, fushat e saj, të cilësisë më të lartë, njerëzit e saj punëtorë të palodhur, brigjet mahnitëse, rërën mahnitëse, lagunën e famshme. Pra, burime natyrore që përbëjnë një parajsë tokësore”, tha Berisha.

Të fundit