Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha prezanton kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Memaliaj

Berisha prezanton kandidatin e koalicionit ‘Bashkë

Kryedemokrati Sali Berisha sot ëshët ndalur në Memaliaj për të prezantuar kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’  për kryetar bashkie në këtë qytet, Albert Malaj.

Berisha u prit plot entuziazëm dhe me duartrokitje nga simpatizantët demokratë dhe qytetarët.

"Unë u them ju se në gjithë karrierën time politike, nuk jam ngjitur ndonjëherë tjetër më krenarë para jush se sa sot, që unë paraqes kandidatin për qytetar të parë të Memaliajt, Albert Malaj.
Alberti është një nga bijtë më të shquar, më të sprovuar, më të formuar, një nga përfaqësuesit më dinjitozë jo vetëm të Memaliajt, por edhe të Tepelenës, jugut dhe mbarë Shqipërisë.

Alberti është kandidati i atdheut. Pasi ai, i vendosur me të gjithë virtytet e tij i ka shërbyer flamurit kombëtar në zonat më të vështira të globit dhe kthehet këtu për të marrë përgjegjësi të mëdha. Alberti është njeri i përgjegjësive të mëdha.", ka thënë Berisha.

Gjatë fjalës së tij Malaj, ngriti zërin përproblematikat me të mëdha me të cilat po haset ky qytet, kryesisht shëndetësinë, mungesa e subvencioneve buqjqësore dhe blegtorale.

Kujtojmë se Malaj, është kandidati i Partisë së Lirisë, ku në procesin e primareve, ai ka marrë 300 vota, përkundrejt 20 që kishte kundërshtari i tij, Bukurosh Ajdini.

Malaj kandidon kundrejt kandidatit të PS në këtë qytetet,  Gjolek Guci.

Të fundit