Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Gramsh

Berisha prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë

Kreu i PD, Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Gramsh, Hasim Çekrezi.    

Nga Gramshi, Berisha tha se ndihet krenar pasi prezanton një person të zgjedhur me votë të lirë prej demokratëve.

 Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Gramshit, mirënjohje të pakufishme për këtë pritje të zjarrtë, ju këtu, e të gjithë banorëve të këtij rrethi kudo që janë, në Gramsh, Elbasan, Shqipëri, emigracion dhe diasporë.

Është nder i veçantë, kënaqësi e madhe të flas para jush, të vij këtu, për të paraqitur dhe mbështetur kandidatin tonë, për kryetar të bashkisë së Gramshit, për qytetarin tuaj të parë, Hasim Çekrezin.

Hasim Çekrezi është një nga personalitetet më të shquara të Gramshit, një nga qytetarët më shembullorë, një nga bijtë që don më shumë Gramshin dhe qytetarët e tij. Një njeri që përfaqëson vlerat më të arrira tuaja dhe mbarë qytetarëve të Gramshit.

Por unë vij sot, me krenari të veçantë sepse paraqes para jush, njeriun që ju keni zgjedhur, kandidatin tuaj, kandidatin e votës tuaj të lirë, e ujdisë tuaj të brendshme, e marrëveshjes tuaja me votën, me lirinë. Pra asnjëherë nuk kam paraqitur në këtë rreth dhe askërkund ku do të shkoj, kandidat më dinjitozë se sa paraqesim kësaj radhe.

Të shtunën që kaloi, ne hapëm fushatë elektorale, por madhështia e asaj fushate, ishin përveç dhjetëra e mijëra qytetarë në atë stadium, ishin kandidatët tanë, të cilët shkëlqenin, të cilët të dukej se e kanë të shkrojtur në ballë, kandidatët e lirisë, kandidatët e dinjitetit, kandidatët e besimit të qytetarëve.

Të fundit