Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha prezanton projektin e PD për Reformën Territoriale: Rikthejmë pushtetin vendor tek qytetarët

Berisha prezanton projektin e PD për Reformën Territoriale:

Kreu i PD, Sali Berisha ka prezantuar në Fier projektin e PD për Reformën Territoriale.

Sipas Berishës, grupi i punës me në krye Oerd Bylykbashin, Yllsi Asllanin, Ivi Kason, Bresnik Aliajn dhe ish-qeveritarët do paraqesin para shqiptarëve projektin e ri të reformës territoriale i cili ka synim rikthimin te qytetari.

“Ne jemi të angazhuar në një betejë shumëplanëshe. Në një anë alternativat që do ju ofrojmë qytetarëve. Grupi i punës me në krye Oerd Bylykbashin, Yllsi Asllanin, Ivi Kason, Bresnik Aliajn dhe ish-qeveritarët tanë vendorë të shkëlqyer do paraqesin para shqiptarëve projektin e ri të reformës territoriale i cili ka vetëm një synim, rikthimin te qytetari.

Sot personeli i emëruar dhe në tërësi pushteti vendor shpenzon rreth 10% më shumë se shpenzonte më parë, shërbimet janë përtokë, investimet janë përtokë. Para dy ditësh dëgjova kreun e qarkut Korçë i cili i tha se gjatë 8 viteve janë ndërtuar në këtë qark 58 km.

Kjo është një histori që komunitetet u braktisën, fshatrat u braktisën, përqendrimi i fondeve u bë tërësisht në Tiranë, ose në fushata elektorale dhe u bë një vjedhje që nuk ka kufi”, u shpreh Berisha.

Të fundit