Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Berisha: Protesta shënoi nisjen e misionit për shpëtimin e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protesta e zhvilluar një ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” shënoi inaugurimin e misionit të ri të opozitës për, sipas tij, “shpëtimin e demokracisë, familjes shqiptare dhe Shqipërisë”.
Në konferencën për media në selinë e PD-së, Berisha falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen masive, disiplinën dhe përmbajtjen e zemërimit, duke e cilësuar tubimin si protestën më të fuqishme paqësore të mbajtur ndonjëherë.
Ai tha se mesazhi i protestës ndaj Kryeministrit Edi Rama ishte i qartë: “Largohuni”.
Berisha theksoi se zemërimi dhe urrejtja ndaj qeverisë janë ndjenja të përhapura te qytetarët, duke hedhur poshtë, sipas tij, propagandën se opozita nuk gëzon mbështetje popullore.
Ai e përshkroi përballjen politike aktuale si një betejë “për jetë a vdekje të demokracisë”, nën moton “ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”.
Kreu i PD-së akuzoi Kryeministrin Rama se po blen kohë dhe se nuk do të lejojë heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, pasi sipas tij është vetë i përfshirë në aferat e denoncuara. Berisha paralajmëroi se çdo përpjekje për të shmangur drejtësinë do të përbënte, sipas tij, rrezik për demokracinë dhe opozitën.
Fjala e Sali Berishës
Mirëdita.
Së pari, dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për të gjithë ata qytetarë dhe qytetare, të rinj, të moshuar të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që mbushën dje bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në protestën më të fuqishmte paqësore që mbahet mend ndonjëherë.
Që inauguruan dje me praninë e tyre misionin e ri të opozitës shqiptare, shpëtimin e demokracisë, shpëtimin e familjes shqiptare, shpëtimin e Shqipërisë.
Secili pjesëmarrës firmosi dje kontratën me demokracinë, me familjen dhe me Shqipërinë për t’u dalë zot gjer në fitoren e plotë dhe përfundimtare mbi këtë regjim.
Duhet t’i falënderoj për përmbajtjen e zemërimit dhe urrejtjes së tyre të pakufishme që kanë ndaj kësaj narkoqeverie.
Unë e kuptoj që ai ishte një mundim i veccantë, por kjo është një betejë në vazhdim.
Ky ishte një inaugurim me një rëndësi të jashtëzakonshme dhe mesazhin më të fuqishëm për Edi Ramën, narkoqeverinë e tij, ky mesazh përmblidhe me një fjalë të vetme: largohuni!
Largohuni!
Nuk mund të ketë fjalë që mund të shprehë ata që ndjej për ata qytetarë që erdhën, për atë disiplinë që treguan, për atë përkushtim që treguan.
Kjo është betejë ‘ja të vdesim, ja të rrojmë për liri’! Rama nuk do ia heqë imunitetin Lubisë sepse është vetë prapa
Por nga ana tjetër, jashtë të gjitha përpjekjeve të makinës toksike propagandistike të Edi Ramës, vuvuzelave të tij se populli nuk ngrihet, se populli nuk ka besim tek opozita, se kështu dhe ashtu, madje sa nuk thonin se populli e do Eid Ramën, kishte edhe ndonjë që e thoshte këtë, ata faktuan se cilat janë ndjenjat e popullit për Edi Ramën, urrejtja e pakufishme, zemërimi i pakufishëm.
Me këto dy terma mund të përmblidhen ndjenjat e qytetarëve.
Siç kemi deklaruar edhe më parë, kjo betejë është një betejë për liri ose vdekje, për jetë ose vdekje, nën moton, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.
Çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi, çdo opozitar i këtij vendi, çdo socialist i ndershëm i këtij vendi, duhet ta ketë të qartë, dhe e ka të qartë se me zhvillimet dhe zbulimet e fundit, faktimin, se unë për shembull Ergys Agasin jo vetëm në këtë sallë, por edhe në aulat më prestigjioze të Europës, në Këshillin e Europës, në Parlamentin Europian, në PPE, në rezolutat tona, e kemi damkosuar si koordinatorin e Edi Ramës për veprat më të zeza.
Dhe tani po faktohen.
Pra, çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se kemi të bëjmë me një përballje për jetë ose vdekje të demokracisë shqiptare.
Edi Rama nuk do t’i heqë imunitetin Lubi Ballukut sepse është vetë prapa të gjitha akteve që ka kryer Lubia.
Edi Rama po blen kohë.
Pse po blen kohë?
Për vepra të zeza.
Është i gatshëm dhe i aftë të ndryshojë çdo ligj dhe rregullore, në mënyrë që të nxjerrë gjithçka jashtë përgjegjësisë ligjore dhe kjo do shënonte vdekjen e opozitës dhe opozitarizmit.
Kjo do shënonte asgjësimin politik të saj.
Ndaj dhe kjo betejë është ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.
Dhe i garantoj shqiptarët se sa herë që opozita i është përmbajtur këtij himni solemn që ka frymëzuar shqiptarët në të gjitha kohërat, ajo ka fituar.
Ky ishte himni i viteve ’90.
Por ky ishte edhe i vitit 1998.
Me këtë himn u ngritëm ne se donin të na shfarosnin, dhe fituam.
Dhe kësaj here ne do fitojmë.
Por duhet që çdo opozitar t’i përsërisë vetes me dhjetëra herë këtë moto.
Nuk ka moto më të rëndësishme se kjo.
Opozita nuk mund të shuhet.
Shuarja e opozitës është shuarja e sovranitetit kombëtar të brendshëm.
Është fundi.
Nuk mundet kurrë një bandë kriminale, e implikuar në aktet më të rënda, në pengmarrje, në zhdukje, në çfarë aktesh, të kontrolle të pamëshira të çdo të dhëne të qytetarëve shqiptare, në kontrolle të pamëshira të transaksioneve, nuk mundet kurrë ajo të asgjësojë sovranitetin e brendshëm të një kombi, të asgjësojë opozitën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38