Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Protestat do përfundojnë vetëm me rrëzimin e Ramës. Basha të rrijë në opozitë si zjarrfikës

Berisha: Protestat do përfundojnë vetëm me rrëzimin e  

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sërish protesta për rrëzimin e qeverisë Rama.

Nga Kavaja ku po mban foltoren e radhës, Berisha tha se pret me padurim nisjen e protestave të demokratëve dhe do të përfundojnë vetëm me rrëzimin e kryeministrit Rama.

Sot kemi guximin dhe dijet. Foltorja jonë synon që askush të mos guxojë më shkelë statutin, pasi nëse nuk e respektojmë statutin, nuk respektojmë nesër kushtetutën. Peng-Bashën e shkarkon statuti automatikisht. AI ka vendosur të rrijë në opozitë si zjarrfikës. Po ku jemi ne për zjarrfikës. Do t’i them Ramës dhe Bashës... Me datë 19 shkurt ’91 nga Kavaja erdhën në këmbë 1500 burra te qyteti studenti nga frika se regjimi bllokon rrugët.

Demokratët do votojnë protestat, protestat dhe vetëm protesta. Ka ikur koha e mashtrimeve. Rama ka rrëmbyer votat, do paguash një për një dhe ne jemi të betuar se presim me padurim të fillojnë protestat dhe do përfundojnë vetëm me rrëzimin tënd.

Me Ramën që kontrollon votën zgjedhje nuk mund të ketë. Të betuar se në pushtet vijmë me votë do ti japim vendin e merituar këtij armiku”, thotë Berisha.

Të fundit