Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Pse Balluku heshti pas arrestimit të Veliajt

Berisha: Pse Balluku heshti pas arrestimit të Veliajt

Seanca plenare e Kuvendit është ndërprerë për pesë minuta nga Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, teksa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po mbante fjalën në foltore. Pas ndërprerjes, Berisha ka vijuar fjalimin e tij drejtpërdrejt në rrjetet sociale, duke hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në mesazhin e tij, Berisha iu drejtua deputetëve socialistë duke i kërkuar të thërrasin Ramën në Kuvend, përndryshe, sipas tij, do të jenë ata që do të paguajnë çmimin për veprimet e tij.

"Thirreni Edi Ramën, mos paguanim ju çmimin e tij, mos u bëni parzmore. Lubia është zhdukur, pasi e përcolli Erion Veliajn atje ku e nisën nuk del më. Do ju bëj një pyetje: Edi Rama pse nuk ja hapi telefonin Erion Velisë?" – deklaroi Berisha.

Ai aludoi se në momentin e arrestimit të Veliajt, kreu i bashkisë kërkoi ndihmë nga Rama, por ky i fundit nuk iu përgjigj. Sipas tij, kjo ka shkaktuar panik brenda radhëve të mazhorancës, duke sjellë edhe fshirjen e një statusi të Arben Maznikut, që mbështeste Veliajn.

Në vijim të fjalimit të tij, Berisha ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, si dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe biznesmenin Ymer Lala, duke i cilësuar si një treshe që do të përballet shumë shpejt me ligjin.

"Ti, Ulusi, bashkë me Altin Dumanin dhe Ymer Lalën, jeni bërë një treshe që duhet të merrni përgjigjen ligjore sa më shpejt. Do përballeni shumë shpejt me ligjin. Na trego si e mori mbesa jote landfillin e ndërtuar me 7 milionë nga qeveria e mëparshme."

Të fundit