Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon mesazhet e emigrantit: Drejtoresha e PS-së vjedh të dhënat e PER për Lubi Ballukun

Berisha publikon mesazhet e emigrantit: Drejtoresha e PS-së vjedh të

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar mesazhet e një qytetari sipas të cilit zv/kryeministrja Belinda Balluku vjedh të dhënat e KQZ-së për emigrantët përmes drejtoreshës së saj. 

Sipas emigrantit, shkruan Berisha, shqiptarët në Milano janë telefonuar nga Balluku për të marrë pjesë në takimin e PS. Kontaktet e tyre, sipas Berishës, janë marrë në sistemin PER ku regjistrohet diaspora për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Postimi i Berishes: 
Breaking News!
Keqpërdorim kriminal i të dhënave të platformës së KQZ-së nga Lubi Balluku. Drejtoresha militante e PS-së vjedh të dhënat e PER për Lubi Ballukun!
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të bashkëpunëtores në krim të Lubi Lotit në KQZ.
I bëj thirrje emigrantëve tanë në Milano, priteni me vezë dhe domate Lubi plaçkitësen siç e meriton.
Lexoni më posht mesazhet e emigrantit dixhital!
Keytar uroj qe te jesh mir ! Ne kemi ba kerkes per me votu si emigranta qe jemi kemi len numri edhe adresen Belinda Balluku na telefon per me marr pje ne nji takim qe ka ajo me 2 shkurt ne milano ku i merr ajo te dhanat ton qe kemi ne itali???????
Ju lutem kujt ia keni dhene numerat??konkretisht?
Numrine kemi dhen tek aplikacioni i PER per mu rregjistru me votu nga italia . Me moren cel me pyten ke nevoj per ndim per mu rregjistru e pasta than do vini me dt 2 shkurt ne Milano me taku Belinda Ballukun.

Të fundit