Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon videon-n: Djali i drejtorit të PS-së dhunon qytetarët, policia hesht

Berisha publikon videon-n: Djali i drejtorit të PS-së dhunon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha  ka publikuar një video ku sipas tij djali i drejtorit të konvikteve dhunon një vajzë dhe të ëmën e saj.

‘Djali është i Koçi Ngofias, drejtor i konvikteve në Berat dhe eksponent i PS-së, ndërsa e ëma punon në këshillin e qarkut, policia nuk reagon se janë eksponentë të rilindjes’, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Ja si dhunon vajzën dhe nënën e saj djali i drejtorit! Policia e mbron!

???? Lexoni mesazhin dhe dëgjoni regjistrimin e ngjarjes! #sb

Doktor, djali i drejtorit të konvikteve në Berat dhunon një vajzë dhe të ëmën.

Djali është i Koçi Ngofias, drejtor i konvikteve në Berat dhe eksponent i PS, ndërsa e ëma punon në Këshillin e Qarkut.

Policia nuk reagon se janë eksponentë të rilindjes. Policia është me banditët rilindas.

Të fundit