Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Qytetarët janë shpresa e fundit e këtij vendi

Berisha: Qytetarët janë shpresa e fundit e këtij vendi

Kreu i PD Sali Berisha ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe Gjykatën Kushtetuese, gjatë një deklarate për shtyp në selinë blu, duke e akuzuar institucionin më të lartë gjyqësor të vendit se është vënë në shërbim të qeverisë dhe po shkel ligjin dhe Kushtetutën.

Berisha iu drejtua qytetarëve duke i konsideruar si shpresën e vetme të vendit.

"Ky është shteti që ndërtoi Edi Rrama. Kjo është drejtësia që ndërtoi Edi Rama. Unë i them këto fjalë me një keqardhje shumë të thellë, por nuk mund të mos i them para jush qytetarë, kur shoh se si nëpërkëmbeni ju nga ata të cilët për ju dhe në emër tuaj duan të bëjnë të drejtën, ligjin, Kushtetutën.

Ju e patë se si një javë më parë, qeveria e drejtësisë dhe kryeministri i drejtësisë shkelmoi mbi dokumente zyrtare edhe të institucionit të tij, edhe të vendit fqinj, mbi ligjin dhe Kushtetutën, në një akt pafytyrësie ekstreme. Po pse kështu? Se i tillë është kryeministri i vendit.

I them të gjitha këto me një qëllim, se ju jeni shpresa e fundit dhe e vetme e këtij vendi. Ju jeni shpresa e fundit dhe e vetme e këtij vendi, prandaj të vazhdojmë me vendosmërinë më absolute gjer në triumfin e moralit, e të drejtës, e legjitimitetit, e dinjitetit të qytetarëve, interesit të tyre dhe të Shqipërisë", deklaroi Berisha.

Të fundit