Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-qytetarëve: ‘Dhëmbët’ e Skapit të partisë mbetën në vithet e Lubi Ballukut

Berisha-qytetarëve: ‘Dhëmbët’ e Skapit të

Kreu i PD Sali Berisha duke foluar nga Foltorja akuzoi Prokurorinë e Posaçme se po mbron Belinda Ballukun.

Berisha iu drejtua ndaj qytetarëve duke thënë se shumë shqiptarë kishin besuar te “Skapi i partisë”, institucion që sipas tij kishte mbështetje të madhe dhe të sinqertë nga publiku.

Berisha shtoi se ky institucion nuk po funksionon si duhet dhe “dhëmbët e tij mbetën në vithet e Lubi Ballukut”, duke iu referuar si kritik e qeverisë.

“Qytetarëve shqiptarë, të cilët, nuk po ndalem të them gabimisht apo me të drejtë besuan tek Skapi i partisë, dhe siç thonë pollet që unë nuk i besoj kurrë, 70 përqind, 60 përqind besonin tek ky institucion.

Tani unë shtroj pyetjen, shqiptare e shqiptarë, sot kur dhëmbët e këtij institucioni mbetën në vithet e Lubi Ballukut, çfarë do të thoni? Çfarë shprese keni ju më? A është ky fundi juaj dhe i shpresës tuaj? Jo, kurrë.

Sapo guxoi të marrë në dorë dosjen e Linda Ramë, Armand Frangut, Ergys Agasit.

Cili është fati i Skapit, më të mbështeturit në historinë e këtij vendi nuk ka ekzistuar një institucion me mbështetjen e tij, dhe u garantoj se mbështetja ka qenë e sinqertë, nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër përveçse interesat e qytetarëve shqiptarë që të mbrohen nga vjedhja e qeveritarëve, nga krimi i organizuar e me radhë”, deklaroi Berisha.

Të fundit