Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama bëri avokatin e verbër të Vuçiçit, iu kundërvu BE-së nga Beogradi

Berisha: Rama bëri avokatin e verbër të Vuçiçit, iu

Kryedemokrati Sali Berisha ka dënuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama në Beograd, duke theksuar se bëri rolin e avokatit për Aleksandër Vuçiç.

Rama ishte në Serbi javën që lamë pas për Samitin e “Ballkanit të Hapur”, që këtë herë u mbajt në Beograd. Kryetari i PD-së nëvizon disa nga deklaratat e Ramës, ku ky i fundit kërkoi t’i mos i bëhej presion Serbisë për t’i vendosur sanksione Rusisë.

“Edi Rama, vasali i njohur i Aleksander Vuçiç, nga ky samit nga njera ane sulmoi dhe fajesoi qeverine e Kosoves dhe opoziten e Shqiperise, e nga ana tjeter, doli ne mbrojtje direkte te padronit te tij Vuçiç ose ndryshe, Putinit te vogel; indirekt, edhe te Putinit te madh.

Ai, ne nje interviste dhene rrjetit Euroneës ne gjuhen serbe, ngriti ne qiell Aleksander Vuçiç, guximin dhe vizionin e tij, dhe iu kundervu perseri haptas e me force kerkeses se Bashkimit Europian ndaj Serbise per respektimin e sanksioneve te vendosura nga BE ndaj Rusise”, shkruan Berisha.

Ky i fundit shton se sjellja e Ramës dëshmon se nuk është një njeri i lirë dhe se sillet siç i diktohet.

Të fundit